3 tonë kokainë janë sekuestruar nga policia spanjolle. Në pranga kanë rënë 11 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Mediat vendase theksojnë se të arrestuarit janë pjesë e një organizate kriminale.

Operacioni është kryer në 6 qytete të ndryshme. Mësohet se janë bllokuar dhe 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e lëndës narkotike, sasi e cila ishte e ndarë në 12 kontenierë.

Tv Klan