Policia e Spanjës ka sekuestruar 2,421 bimë narkotike të llojit marijuanë. Po ashtu mësohet se gjatë operacionit  janë arrestuar dhe 6 persona me kombësi shqiptare, të cilët akuzohen se janë pronarët e lëndës narkotike.

Operacioni ka filluar pas një ankese anonime të marrë përmes portalit të bashkëpunimit qytetar. Sipas denoncimit bëhet fjalë se në një godinë të braktisur dyshohej se po kryhej një aktivitet i jashtëligjshëm. Qytetari u ankua dhe për aromat dhe zhurmat që krijoheshin në zonë.

Për disa ditëve kërkim u zbulua se në këtë ndërtesë po kultivohej marijuanë, e cila ndihmohej me ndriçim artificial.

Për godinën që menaxhohej me shqiptarët u verifikua dhe kontrata e energjisë elektrike, pasi kishte një konsum të lartë të energjisë. Tashmë 6 shqiptarët janë arrestuar dhe  akuzohen si trafikantë, për ta gjykata ka marrë vendimin për t’i lënë në burg./tvklan.al