Inter varet nga Real, garë e fortë në grupin D

Bayern Munchen dhe Manchester City u kualifikuan në fazën e të 16-ave të Champions League. Bayern madje siguroi edhe kreun e grupit pas fitores 3-1 me Salzburg. Këto ekipe i bashkohen Chelsea, Sevilla,  Juventus dhe Barcelona që e arritën objektivin kur kanë mbetur edhe 2 javë për tu zhvilluar.

Në grupet e tjerë ai D duket me më rivalitet, pasi Liverpool, Ajax dhe Atalanta janë ende në garë për 2 vendet e parë. Inter që humbi edhe në shtëpi me Real Madrid duhet të shpresojë te mrekullia që të kalojë në fazën tjetër, pasi ndodhet në fund të grupit me vetëm 2 pikë.

Zikaltërit duhet të fitojnë 2 ndeshjet e mbetura, por kjo të kombinohet me 2 fitoret ose 2 humbje të madrilenëve. Tek Inter gjithsesi duan t’ia lejnë fushës.

Është një situatë e ndërlikuar, por shpresat vdes e fundit. Nga fjalët duhet të kalojmë te faktet dhe fusha nuk gënjen asnjëherë, vendos kush ecën përpara dhe kush nuk kalon”, tha kapiteni i Inter.

Interesante mbetet situata në Grupin H, ku në garë janë të gjithë ekipet. Në këtë grup udhëheq Manchester United, por deri më tani ka të sigurt vetëm vendin e tretë që të kalon në Europa League.

Tv Klan