Java e 34 e Superligës shqiptare shuajti pak dilema. Vllaznia ishte ajo që garantoi prezencën në “Final Four” pas fitores 3-0 ndaj Dinamos.
Një triumf që kalon matematikisht shkodranët në garën për titullin kampion. Kjo falë edhe cilësive të futbollistëve të teknikut Tomas Brdariç. Trajneri i Vllaznisë u zgjodh më i miri i kësaj jave, ndërsa në formacionin ideal u përfshinë edhe Gurishta e Qato.
Për portën, teknikët e skuadrave të moshave të Shqipërisë përzgjodhën Tafas të Teutës, ndërsa nga radhët e durrsakëve shkëlqeu edhe Kotobelli.
Reparti i mbrojtjes plotësohet edhe nga Kola e Preka. Në mesin e fushës ka vend edhe për Ndrecën, por edhe Qosen. Nasër “fitoi” fanellën e titullarit pas golit ndaj Tiranës, teksa reparti i sulmit plotësohet edhe nga Lukil e Keko.
Tv Klan