6 të arrestuar në një operacion anti-drogë

6 të arrestuar në një operacion anti-drogë

08:23 21/01/2020

Një aksion i koduar “Vasjari” ka çuar në arrestimin e 6 personave në Memaliaj të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë R.J. 45 vjeç, M.Z. 26 vjeç, L.K. 55 vjeç, S.D. 30 vjeç, M.B. 20 vjeç dhe E.S. 30 vjeç. Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po përpunonin dhe paketonin në një banesë të braktisur 103 kg kanabis. Më pas, lënda narkotike do të transportohej drejt Vlorës.

Gjatë aksionit të policisë u sekuestrua droga, një pistoletë TT, 3 makina, 11 celularë dhe një sasi parash. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi