Gjashtë persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 453 testime që janë kryer. Rastet pozitive janë 3 në Tiranë dhe 3 në Pogradec.

Ndërkohë, 78 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,935 që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë vendin janë 189 qytetarë aktivë me Covid-19. Fatmirësisht, asnjë humbje jete nuk është shënuar.

Statistika (16 Maj 2022)

Raste të reja ditore          6

Të shëruar në 24 orë       78

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 453

Testime totale               1,818,324

Raste pozitive                  275,621

Raste të shëruara             271,935

Raste Aktive                         189

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            114

Fier                  16

Shkodër          13

Elbasan           8

Berat                8

Lezhë              7

Korçë               6

Vlorë               5

Gjirokastër      5

Kukës              3

Durrës             2

Dibër                2