Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin Levan-Fier.

Në aksident u përfshinë automjetet Toyota dhe Volkswagen. Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al