Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë ku janë përplasur 3 automjete.
Për pasojë 6 persona mbetën të plagosur, nga të cilët 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të plagosurit janë Rudolf Hysenllari, Kristi Bice, Fatmir Muhaj, Nafize Hatroçi, Mynyr Hatroçi, Klodiana Hatroçi. Gjatë orëve të pasdites, një prej të plagosurve u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Policia po heton për rrethanat e këtij aksidenti dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes ku u përfshinë 3 automjete, mes të cilave dhe një furgon mallrash.
Tv Klan