Humb jetën një 28-vjeçar dhe një mjek

Numri i viktimave nga Covid-19 arrin në 172, pasi kësaj beteje nuk ia dolën dot as 6 persona të tjera. Mes tyre në 24 orët e fundit humbi jetën mjeku pneumolg Anibal Byberi, si dhe një djalë 28-vjeçar nga Shkodra.

“Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra”.

Në të dy spitalet Covid në kryeqytet po trajtohen 122 pacientë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.

I lartë vijon të mbetet numri i rasteve të reja, me një shtim prej 5.9% gjatë javës së kaluar. Nga 474 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar 101 persona pozitiv me Covid-19. 

2417 raste aktive janë në të gjithë vendin që po ndiqen nga mjekët e familjes. 20% e totalit të të prekurve e përbën grupmosha 55-64 vjeç.

Tv Klan