Edhe 213 raste pozitive me koronavirus dhe gjashtë viktima u regjistruan në Kosovë në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 494 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Komunën e Prishtinës, 80 raste.

Instituti po ashtu njoftoi se në 24 orët e kaluara janë shëruar edhe 109 pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 6,680. Prej tyre, 164 pacientë kanë vdekur, ndërsa 3,614 janë shëruar.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 Mars. Raste aktive aktualisht janë 2,902. /REL