119  të shtruar në spitale, 17 në gjendje të rëndë

6 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 225 numrin total të viktimave nga koronavirusi. Dhjetra pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë në dy spitalet covid.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid një 58-vjeçar nga Tepelena, një 71-vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar, një 54-vjeçare, një 67-vjeçar dhe një 70-vjeçar”.

Rastet e reja të infektimeve me Covid -19 vijojnë të jenë të larta. Nga 650 testime në 24 orët e fundit janë konfirmuar 143 persona të prekur nga virusi.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
45 raste në Tiranë
31 në Durrës
17 në Korçë,
6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë
4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë
3 raste në Berat, Gjirokastër
2 në Kavajë
1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak”.

Shqetësuese mbetet situata në të dy spitalet covid ku po trajtohen 119 pacientë, 14 në terapi intensive, 3 të intubuar. Aktualisht janë 7260 raste pozitive me koronavirus në të gjithë vendin, nga të cilët 3289 janë aktivë.

Tv Klan