6 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit


6 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

16:05 14/08/2020

Rastet e reja të larta, 146 të infektuar të rinj

6 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa dhjetëra të tjerë janë në gjendje të rëndë. Aktualisht po trajtohen në dy spitalet Covid 115 pacientë, 16 ndodhen në terapi intensive, 5 prej të cilëve janë të intubuar.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.”

Numri i të infektuarve me Covid-19 vazhdon të jetë i lartë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 146 raste të reja pozitive, ku numrin më të lartë vazhdon ta mbajë kryeqyteti.

“76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.”

79 pacientë janë shëruar, ndërsa 14 të tjerë edhe pse e kanë kaluar infektimin me Covid vazhdojnë të marrin kujdes shëndetësor në spital.

Tv Klan




Të ngjashme