Në Greqinë fqinje ka shkuar në 6 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Sipas mediave greke, pacienti që ka humbur jetën është nga zona e Kastoria.

Ai është një 70-vjeçar i cili vuante nga probleme të tjera shëndetësore.

Virusi COVID-19 rëndoi gjendjen e tij, duke i shkaktuar komplikacione të rënda që rezultuan me humbjen e jetës.

Mediat greke raportojnë se 70-vjeçarit i ishte marrë orët e fundit kampioni për të bërë analizat. Ende pa dalë rezultati, i ndjeri ndërroi jetë. Megjithatë, testi tregoi që i moshuari ishte pozitiv ndaj koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë konfirmuar 31 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 418. /tvklan.al