6 të vdekur nga përplasja e helikopterit

6 të vdekur nga përplasja e helikopterit

18:03 24/01/2017

Një helikopter italian shpëtimi është rrëzuar në malet pranë vendit ku ndodhi orteku që vrau disa persona  javën e kaluar.

Agjencia italiane e mbrojtjes civile tha se kishte kontrolluar raportet e incidentit, raportet e të cilave vijnë 6 ditë pasi orteku goditi hotelin Rigopiano pranë Abruzzos.

Agjencia e lajmeve “ANSA” tha se në bordin e helikopterit gjendeshin 6 persona.

Akoma nuk është bërë e qartë nëse përplasja është e lidhur me synimin e përpjekjeve për shpëtim të të prekurve nga orteku, i cili ka qenë një proces i gjatë dhe i paarritshëm për shkak të vendndodhjes së ortekut.

Kanali shtetëror italian “Rai” tha se helikopteri po transportonte një të plagosur nga një resort skish që gjendej aty pranë në Campo Felice.

Ornella De Luca nga agjencia e mbrojtjes civile tha se kishte marrë informata për një incident të një helikopteri emergjence, por detajet ende nuk ishin bërë të qarta.

Shpresat filluan të zbeheshin martën, pasi nuk u gjetën më të mbijetuar nga orteku shkatërrues i së mërkurës, pasi numri i të vdekurve u rrit në 17 persona.

Trupat e 12 personave vazhdojnë të mbeten të humbur.

Një zëdhënës i zjarrfikësve Alberto Maiolo tha se ekipet e kërkimit të ndihmuar nga ekskavatorët ishin më në fund në fund në gjendje të depërtonin në pjesën qendrore të mbuluar me borë ku mundën të gjenin dhe trupat. Ai tha se nuk ka pasur shenja jete. /tvklan.al
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI