Lëndohen 43 zjarrfikës, shkrumbohen mbi 500 shtëpi

Qindra vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Kaliforninë Qëndrore dhe Veriore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë marrë jetën deri trani 6 personave.

Ato konsiderohen zjarret më të mëdha në historinë e kërtij shteti duke kërcënuar qytete të vogla në afërsi të tyre.

Flakët që shpërthyen ditët e fundit kanë shkatërruar deri tani më shumë se 500 shtëpi. Përveç viktimave, janë lënduar 43 zjarrfikës, por edhe civilë.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se po luftohej me 560 zjarre në të gjithë shtetin, shumë prej të cilave u ndezën nga një stuhi rrufesh.

Mbi 12 mijë zjarrfikës po punojnë për vënien nën kontroll të zjarreve, por guvernatori kërkoi ndihma dhe përforcime deri edhe nga Kanadaja dhe Australia. Një apel ka shkuar për qytetarët që të lënë shtëpitë në zonat e konsideruara si të rrezikshme.

“Kushtojuni vëmnedje urdhrave të evakuimit dhe merrini seriozisht ato”, tha Guvernatori. Rreth 175 mijë njerëzve u është kërkuar të largohen menjëherë nga banesat. Më e prekur është qyteza e Santa Kruz me rreth 65 mijë banorë e cila është rrethuar nga zjarret. Më shumë se 1.9 km katror është shkrumbuar në të gjithë shtetin.

Me mbi 650 mijë të infektuar me koronavirus, si shteti më i goditur nga pandemia situata në Kaliforni bëhet më alarmante edhe në qendrat e emergjencës.

Specialistët e shëndetit thanë se ajri i ndotur nga tymi ka rritur në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e infektimit nga koronavirusi në këtë zonë sidomos te të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje të frymëmarrjes.

Tv Klan