Dhjetëra vatra ende aktive, mbi 300 të lënduar

Ka shkuar në 6 numri i viktimave si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Turqinë jugore ditët e fundit. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu tha se numri i viktimave arriti në gjashtë, pasi u gjetën trupat e pajetë të dy punëtorët të cilët kishin tentuar që të shuanin zjarret, ndërkohë që më parë ishin konfirmuar edhe 4 humbje të tjera jete.

Zjarret shpërthyen të mërkurën dhe që atëherë kanë lënë të lënduar mbi 300 persona dhe kanë detyruar evakuimin e fshatrave të tëra.

Zonat më të prekura nga zjarret janë zonat turistike të Bodrumit dhe Antalias, ccka ka detyruear shumë banorë dhe pushues të largohen nga shtëpitë dhe hotelet.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan teksa vizitoi një nga zonat e prekura nga zjarret tha se brenda një viti do të rindërtohen të gjitha shtëpitë e djegura.

Tv Klan