6 të vrarë nga një sulm me armë

6 të vrarë nga një sulm me armë

17:07 24/01/2020

Pranga autorit, dyshohet se kishte lidhje me një nga viktimat

Të shtënat me armë në një qytezë në jug të Gjermanisë i kanë marrë jetën 6 personave dhe kanë plagosur disa të tjerë. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit në qytezën Rot am See, rreth 100 kilometra në lindje të Shtutgartit.

Policia arrestoi autorin e sulmit me armë vetëm pak metra larg vendngjarjes, teksa përpiqej të largohej. Janë ende të paqarta motivet që e çuan atë të kryejë krimin, por dyshohet se ai ka pasur lidhje me njërën prej viktimave. Për momentin përjashtohet pista e terrorizmit.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi