6 turistë gjenden të vdekur në shtëpinë e marrë me qira – TV KLAN

6 turistë gjenden të vdekur në shtëpinë e marrë me qira

6 turistë brazilianë u gjetën të vdekur pas helmimit me monoksid karboni të Mërkurën, brenda një apartamenti të vjetër ku po qëndronin me qira në Santiago të Kilit.

Autoritetet thanë se policia ishte njoftuar nga ambasada braziliane, e cila ishte kontaktuar nga të afërm të viktimave pasi një prej tyre e kishte telefonuar kur ishte ndjerë keq.

Kur policia hyri në apartamentin e marrë me qira nga turistët në godinën 6-katëshe, gjeti pa jetë 4 të rritur dhe 2 fëmijë.

“The Washington Post” raportoi se në apartament, i cili ishte komplet i mbyllur, ishte konstatuar përqendrim i lartë monoksidi karboni.

Nga hetimet paraprake rezultoi se turistët ishin helmuar nga monoksidi i karbonit, i cili është një gaz pa ngjyrë e pa aromë, i prodhuar nga djegia e karburantit në soba me gaz apo sisteme ngrohjeje.

Të mërkurën, Santiago përjetoi ditën më të ftohtë të vjeshtës amerikanojugore, me temperaturat që arritën deri në zero gradë Celsius. /tvklan.al

 

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione