Qytetarët ankohen se nuk iu bëhen testimet

Këto janë pamje të spitalit në Novi Pazar ku konsiderohet kriza më e madhe në Serbi.

Mjekët po luftojnë që ta mbajnë gjendjen në kontroll. Por, shumë qytetarë nuk besojnë më se numri i të infektuarëve me Covid-19 është aq sa flitet.

Serbia ka shënuar 6 vdekje në 24 orë dhe 359 raste. Në disa raste është thënë se shifrat fshihen nga publiku dhe dyshimet në institucione janë shtuar.

Presidenti, Aleksandar Vuçiç, do të adresohet në televizionin publik për masat e reja. Numri i pacientëve të regjistruar është 15.195 persona dhe zyrtarisht 287 të vdekur.

Serbia është duke shqyrtuar masat, por përkundër testimit të rreth 50 mijë vetave për një javë, ankesat se pacientët kthehen në shtëpi pa teste janë të mëdha.

“Ka mjaftueshëm pajisje, material dhe ilaçe, është vënë gjithçka nën kontroll dhe janë vendosur zonat e kuqe nëpër spitale”.

Një nga ekspertët serb ka theksuar se çdo person mund të konsiderohet si i infektuar, prandaj duhet kujdes dhe shqetësues duket fakti që gjendja e rëndë paraqitet tek të rinjtë.

Tv Klan