Ta paktën 6 persona humbën jetën në komunën e  L’Aude, në jug të Francës, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje.

Disa qindra banorë u evakuuan nga autoritetet franceze, ndërsa e gjithë komuna është vendosur në alarm të kuq, më i rëndi në nivelin e sigurisë.

Sipas mediave franceze, më shumë se 222 mm shi ra mbrëmjen e së dielës në vetëm pak orë, duke provokuar daljen e lumit nga shtrati.

Tv Klan