6-vjeçarja përballet me peshkaqenin



6-vjeçarja përballet me peshkaqenin

09:10 07/05/2021

Një vajzë e vogël pati një përballje të frikshme gjatë një dite në plazh me mamanë e saj. Anela Rezentes po notonte pranë bregut në plazhin e Kalama, Hawai, kur ndjeu diçka duke notuar rreth vetes.

Kur u rrotullua për të parë çfarë ishte, nga uji dolën dhëmbët e një peshkaqeni. Peshkaqeni u përplas pas saj dhe kur e vogla kuptoi çfarë krijese ishte, u turr drejt bregut.

Mamaja e vajzës kishte qenë duke filmuar të bijën ndërsa luante në ujë, por nuk e kishte kuptuar nga se ishte trembur derisa e kishte kthyer videon për ta parë.

Fatmirësisht, as Anela dhe as ndonjë pushues tjetër nuk u lëndua.Vajza e vogël madje nuk e pati problem të rikthehej në ujë.

Sipas ekspertëve që ripanë videon, peshkaqeni i përket një lloji që ushqehet më së shumti me peshq dhe nuk përbën rrezik për njerëzit.

Klan News










Të ngjashme