6 vjet e 8 muaj burg për Olesia Dukën

6 vjet e 8 muaj burg për Olesia Dukën

11:09 26/09/2019

Gjykata e Apelit në Durrës ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg Olesia Dukën. 39-vjeçarja u dënua për mashtrimin e disa biznesmenëve, të cilëve u kishte marrë shuma të konsiderueshme parash.

E arrestuar që prej Shkurtit të 2018-s, Duka ishte dënuar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me 10 vjet burg.

Sipas prokurorisë, Duka i kishte marrë disa miliona euro biznesmenëve në Durrës dhe Tiranë me argumentin se do t’i investonte në klinika të ndryshme dentare dhe më pas do t’ua kthente.

Për ta bërë më të besueshme marrëdhënien me ta, ajo nënshkruante edhe kontrata noteriale. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi