Akuzohen për grabitje dhe vendosje tritoli. I vendosën eksploziv lokalit të Noizy
Laert Haxhiu kreu i grupit kriminal, bashkë me të penduarin e policisë, Artan Tafani rezultojnë bashkëpunëtor në 4 vrasje në Shqipëri. Gjithashtu 31-vjeçari ka urdhëruar dhe 2 vrasje në Greqi. Të gjitha këto krime kanë ndodhur nga vitit 2018 deri në vitin 2021-shin.
Ata vranë Çajup Selimin, Fridman Xhaferajn, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun.
I pari, biznesmeni Çajup Selimi, u ekzekutua në Tepelenë në hyrje të shtëpisë së tij në lagjen “15 Shtatori” më datë 1 Qershor të vitit 2021. Ai doli nga shtëpia pasi u thirr nga një person dhe u qëllua në shkallët e katit të dytë të pallatit ku jetonte. Për elemininin e tij bashkëpunuan 6 persona.
Një ditë më pas, anëtarët e grupit, kryejnë një tjetër vrasje. Ekzekutohet Fridman Xhaferaj në qytetin e Korçës, por trupi u zbulua 12 ditë më vonë, në rezervuarin e Gjançit. Në atë kohë, dyshimet e policisë ishin se 25-vjeçari ishte ekzekutuar për larje hesapesh, për shkak të konflikteve të mëparshme. Në vrasjen e 25-vjeçarin bashkëpounuar 7 persona.
Vrasja e tretë e zbuluar nga dëshmia e të penduarit Artan Tafani është dhe ajo e Alban Semakut, në 17 Tetor të 2021. Ai njihej edhe me emrin Elton Kinezi. U gjet i vrarë në breg të lumit Shkumbin, peë muaj pasi kishte dalë nga burgu. Në këtë krim morën pjesë: Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija.
Ngjarja kriminale e radhës, është vrasja e Albi Bashaliut në 27 Dhjetor të 2021. u qëlluam me breshëri plumbash sapo zbriti nga makina për të shkuar në kafe. Krimi ndodhi në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Policia thotë se shkak ka qenë hakmarrja pasi i vëllai, Leonard Bashaliu, vrau Ylber Xhahysën.
Por Laert Haxhiu nuk ka qenë vetëm ekzekutor, ai urdhëroi dhe dy vrasje në Athinë ne periudha të ndryshme, atë të Lulzim Qorrit në Dhjetor të 2018 dhe Dikens Halilit në tetor të 2021. Ata ishin pjesë e bandave të trafikut të drogës.
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani, janë autor edhe të pesë rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv.
Një prej rasteve ishte dhe shpërthimi në dyqanin e babait të këngëtarit Rigels Rajku, njohur si Noizy më 8 Qershor 2022 në Durrës.
Grupi i porositësve, vrasës me pagesë dhe eliminimit për hakmarrje janë autor edhe të tre vjedhjeve në kërcënimin e armës, të 3 rasteve të tentativës për plotësim të kushteve për vrasje, ajo e Tetorit 2021 në Lushnjë ndaj avokatit Adriatik Guri, Rexhep Ginës më 6 Korrik 2022 dhe Genci Hidës në Maj 2023.
RASTET E SHKATËRRIMIT TË PRONËS ME EKSPLOZIV
Në banesën e Arjan Aliço
Në banesën e Erion Çoku
Në dyqanin e Bashkim Rajku
Në banesën e Bujar Turku (2 raste)
AUTORËT E VRASJES SË ÇAJUP SELIMIT
– Laert Haxhiu
– Artan (Marjus) Tafani
– Erisiano Abedini,
– Lulzim Spahija (Arapi)
– Ligor Romacka
– Bujar Abedini
AUTORËT E VRASJES SË FRIDMAN XHAFERAJ
– Laert Haxhiu, 31 vjeç
– Artan (Marjus) Tafani
– Lulzim Spahija (Arapi)
– Ligor Romacka
– Maringlen Topuzi
– Bledar Berberi
– Idriz Manej
AUTORËT E VRASJES SË ALBAN SEMAKU (ELTON MERMALI)
– Laert Haxhiu
– Artan (Marjus) Tafani
– Lulzim Spahija (Arapi)
AUTORËT E VRASJES SË ALBI (DIJONIST) BASHALIU
– Laert Haxhiu
– Artan (Marjus) Tafani
– Lulzim Spahija (Arapi)
– Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala)
– Enriko Xhahysa
– Bledar Berberi
Klan News