Të paktën 3 persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti masiv në një autostradë në Pensilvani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekipet mjekësore që u gjendën në momentet e para, raportuan për mediat se 3 prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Disa nga drejtuesit e automjeteve të përfshirë aksident thanë për mediat se kishin vështirësi në pamje pasi dëbora ishte e dendur, ndërsa dëshmitarët në vendngjarje e përshkruan skenën mjaft tragjike, me disa të plagosur të bllokuar brenda automjeteve që thërrisnin për ndihmë.

Sipas autoriteteve amerikane, përplasja ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe përfshiu më shumë se 60 automjete, pjesa më e madhe e tyre kamionë transporti.

Shkaqet kryesore të aksidentit mendohet se ishin terreni i vështirë si pasojë e reshjeve të dëborës dhe shpejtësia e lartë.

Tv Klan