Një 60-vjeçar me iniciale F.Z. është rrëzuar nga lartësia nga një ndërtesë që është në rikonstruksion. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut në kryeqytet rreth orës 09:00.

Sipas Policisë së Tiranës, 60-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa uniformat blu kanë nisur hetimet.

/tvklan.al