Një 60-vjeçar me iniciale Th.N. ka humbur jetën në anë të detit në plazhin e vjetër të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia thotë se nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të rënda. Dyshohet se vdekja i është shkaktuar nga ataku kardiak. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al