Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi u përlas nga një automjet tip Mercedes-Benz. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:10 në aksin Pogradec-Buçimas.

Policia ndaloi dhe shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit, 60-vjeçarin me iniciale M.P. nga Pogradeci.

Ndërsa këmbësori ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të kryer veprimet hetimore.

/tvklan.al