Për shkak të protestës së djeshme janë paraqitur në spitale gjithsej 89 persona, nga të cilët 61 efektivë të Policisë dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në QSUT.

Aktualisht në Spitalin Universitar të Traumës ndodhen 4 efektivë policie dhe 2 protestues të shtruar, të cilët do të vijojnë të jenë nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Ndërsa të tjerët kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar.

Aktualisht, nuk ka persona të lënduar që vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në QSUT.

Në Spitalin e Traumës priten t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale një protestues dhe dy efektivë policie që janë koshient dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

/tvklan.al