61-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj 24-vjeçar po planifikojnë të bëhen me fëmijë


61-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj 24-vjeçar po planifikojnë të bëhen me fëmijë

11:20 14/01/2022

Një çift, historia e të cilëve u bë mjaft virale në TikTok për videot që ‘dokumentojnë’ marrëdhënien e tyre me një diferencë prej 37-vitesh kanë njoftuar se po planifikojnë të kenë një fëmijë të tyre përmes një nëne surrogate.

Quran McCain, tani 24 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Cheryl McGregor, 61 vjeç, u takuan për herë të parë kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Mc Cain kishte qenë në një restorant fast-food të menaxhuar nga djali i Cheryl, por ndjenjat romantike lulëzuan më vonë.

Që kur u martuan në vjeshtën e vitit të kaluar, Cheryl dhe Quran tani po kërkojnë të krijojnë një familje.

“Ne u martuam në Shtator të vitit 2021 dhe u bënë disa muaj që po planifikojmë të krijojmë familje. Cheryl është 61 vjeç dhe ka shtatë fëmijë dhe shtatëmbëdhjetë nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë. Ne jemi përpjekur për fëmijë, por me kalimin e moshës  mendojmë se surrogacia ose birësimi do të ishte një alternativë më e mirë. Ne po kërkojmë një nënë surrogate të mirë, e cila është e gatshme të nënshkruajë një kontratë që të mos ketë lidhje me fëmijën pas lindjes së tij“, u shpreh 24-vjeçari.

Nga ana tjetër, Cheryl është shprehur se dëshiron shumë të ketë një fëmijë me bashkëshortin e saj pasi sipas saj ai do të jetë një baba i shkëlqyer.

“Ai do të jetë një baba i shkëlqyer, ai është një i rritur i përgjegjshëm. Familja jonë është gjithashtu shumë mbështetëse për vendimin tonë për të pasur fëmijë, në fillim ata hezituan për të njëjtat arsye”, është shprehur 61-vjeçarja./tvklan.al








Të ngjashme