Përfundon shkolla “Hasan Koçi”

Vetëm në Durrës 615 pallate të dëmtuara nga tërmeti, por me dëme të riparueshme, janë në proces meremetimi dhe fatura financiare kap vlerën e 4 miliardë Lekëve.

“Qeveria ka dhënë grantin DS1-DS2-DS3 43 milionë Dollarë. Do të dilnin nga xhepat i qytetarëve”, tha ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Ndërkohë kanë përfunduar në këtë bashki dhe shkollat e para të ndërtuara nga themelet, një prej të cilave është dhe shkolla 9-vjeçare “Hasan Koçi”.

“Një nga shkollat më të mira të ndërtuara pas tërmetit. Kanë qenë dy godinat e vjetra. Tani kemi 18 klasa, 4 laboratorë dhe ambiente ndihmëse”, shtoi Ahmetaj.

Si ish-basketbollist ambientet që nuk shmang asnjëherë  kryeministri janë palestrat e shkollave.

Tv Klan