Teksa një pjesë e globit përballet me temperatura të larta, në disa vende të tjera përmbytjet i kanë marrë jetën dhjetëra personave.

Në Sudan, shirat e rrëmbyer dhe përmbytjet, deri më tani i kanë kushtuar jetën të paktën 62 personave.

Ky vend është goditur nga shira të dendur që prej fillimit të Korrikut, duke prekur rreth 200 mijë persona nëpër 15 shtetet e tij. Më i prekuri është shteti i Nile, në jug të vendit.

Sipas OKB, më shumë se 37 mijë shtëpi janë shkatërruar tërësisht apo dëmtuar, ndërsa sezoni i shirave pritet të vijojë deri në fund të Tetorit./tvklan.al