Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:15 në lagjen Nr.6 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve, një automjet i paidentifikuar përplasi për vdekje një 62-vjeçar me iniciale H.B., që lëvizte me biçikletë, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Pas aksidentit, makina u largua nga vendngjarja, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e arrestimin e autorëit. /tvklan.al