Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej  1.505 mostra të marra prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive, kështu raporton Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Më tej bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 16 raste vdekjesh nga COVID. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë dhe që nga nisja e pandemisë e kanë humbur jetën 1.005 persona

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625./tvklan.al