“Helene”, uragani më i fortë në histori që ka goditur Floridën, tani është një ciklon tropikal me një intensitet të ulët, por që pasojat e tij janë katastrofike. Dhjetëra persona kanë humbur jetën ndërsa disa komunitete janë rrafshuar, ura janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve të fuqishme. Gjendja e emergjencës vijon ende në shumë shtete. Më shumë se 400 rrugë mbeten të mbyllura në Karolinën Veri-perëndimore. Më shumë se 3 milionë pa energji elektrike në disa shtete në të gjithë SHBA-në lindore.

Zyrtarët kanë vijuar evakuimin me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit. Edhe pse “Helene” është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë për tornado, të cilat mund të shkaktojnë edhe më shumë dëme. Dëmi vlerësohet deri në 110 miliardë dollarë, ndërsa autoritetet e cilësojnë si një nga stuhitë më të këqija që ka goditur SHBA-në. 

Në vazhdën e stuhisë, qyteti i vogël bregdetar i Horseshoe Beach është i shkatërruar, shtëpitë e tij janë kthyer në gërmadha. Banorët shprehen se çdo gjë humbi në pak sekonda.

“Kemi kaluar shumë uragane, nga Indila e cila shkaktoi pak dëme në këtë shtëpi, ishte Debby po ashtu shkaktoi dëme të mëdha dhe tani ky uragan që fundosi çdo gjë. Të gjitha u shkatërruan, shumë kujtime humbën.”

Për ekspertët, uragani “Helene” është ndër uraganet më të fuqishme që ka goditur SHBA-në në vitet e fundit. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka parashikuar një sezon stuhish mbi mesataren e Atlantikut këtë vit për shkak të temperaturave të larta  të oqeanit.

Klan News