Një 63-vjeçar me iniciale I.I. është arrestuar në Gjirokastër pasi në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh.

Kështu, nga kontrolli në banesë u gjetën 4 armë të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëhedhëse, 1000 fishekë, 8 krehëra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahur, 1 aparat metalkërkues dhe 5 metër fitil zjarrpërcjellës.

Të gjitha armët u gjetën të fshehura poshtë dyshemesë në banesën e 63-vjeçarit në lagjen “Cfakë” të qytetit të gurtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al