Lesley Maxwell nga Melbourne është 63 vjeç, por është shumë ndryshe nga gjithë gjyshet e tjera. Prej 40 vitesh, ajo ushtrohet vazhdimisht për të patur një fizik të shkëlqyer dhe konsiderohet ndryshe edhe si gjyshja bodybuilding.

Maxwell ka faqen e saj në Instagram me mbi 26.9K ndjekës. Ajo vazhdimisht shpërndan në profilin e saj, foto dhe video të trupit të saj të tonifikuar, çka dëshmon se mosha është vetëm një numër kur bëhet fjalë për të qenë në super formë.

Edhe pse palestrat janë të mbyllura si pasojë e pandemisë, gjyshja po kujdeset për fizikun e saj, duke kryer ushtrimet në kushte shtëpie.

Lesley ka fituar 30 tituj fitnesi, për fizikun e saj të jashtëzakonshëm.

Në intervistat e saj, ajo shprehet se ndihet shumë mirë me trupin e saj, mbi të gjitha ndihet e shëndetshme dhe energjike.

Lesley nuk mban dieta dhe përqendrohet kryesisht në konsumimin e ushqimeve të pasura me proteina dhe yndyrna të ngopura./tvklan.al