Rama: Do merrni banesat me dokumentacionin pa asnjë pagesë

637 familje në Shijak të prekur nga tërmeti, do të kenë mundësi që brenda muajit nëntor të jenë me banesa të reja. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ta, të cilëve u garantoi se do të marrin dokuemantacionin lehtësisht dhe pa asnjë pagesë, ndryshe sa thuhet nëpërmjet lajmeve të rreme.

Kryesocialisti shfrytëzoi këtë takim për të vlerësuar dhe punën e kryetarit të Bashkisë Elton Arbana, duke i dhënë dhe një mundësi të dytë për 14 Majin.

Zv kryeministrja Belinda Balluku bëri një bilanc të punës së bërë deri më tani me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Rama u kërkoi banorëve që të mos vendosin kondicionerë në mure sepse do të vendosen panele diellore që çmimi i energjisë të jetë më i ulët dhe dimri të mos jetë aq i vështirë për ta.

Klan News