Një drejtues mjeti ka mbetur i plagosur të premten në Tiranë. 64-vjeçari T.N., ka qenë duke i dhënë mjetit në gjendje të dehur. Për pasojë ai është përfshirë në aksident me një makinë tjetër. Por nga e gjithë ngjarja ka mbetur i plagosur vetë. Ai është arrestuar dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

“T. N., 64 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues I. K. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al