COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4,471 testime, 65 raste të reja, dhe 35 të shëruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, situata e COVID-19 në vend shënon 65 raste, pjesa më e madhe e të cilëve në kryeqytet. 22 prej këtyre rasteve ndodhen aktualisht në Tiranë, ndërsa 463 pacientë janë aktivë në të gjithë vendin.

“Janë kryer 4,471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 65 qytetarë, në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier, Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Himarë, Kuçovë”.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al