65-vjeçari humb jetën në aksident rrugor


65-vjeçari humb jetën në aksident rrugor

12:54 10/08/2020

Një 65-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Ai ishte duke udhëtuar në aksin rrugor kryesor në Orikum dhe ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë ka dalë nga rruga dhe mjeti i tij, tip “Ford” ka rënë në një kanal.

65-vjeçari mori plagë të rënda dhe për pasojë ndërroi jetë në vend. Policia thotë se po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al




Të ngjashme