651 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 5476.

Kjo shifër është me ulët me atë të një ditë më parë, ku numri i viktimave në 24 orë arriti në 793 persona.

Ditën e sotme, sipas ANSA, janë shënuar 3957 raste të reja me koronavirus. 3009 pacientë ndodhen në terapi intensive, 142 më shumë se një ditë më parë. Nga këto, 1142 janë në Lombardi.

Nga 46.638 pacientë të infektuar në total, 19846 janë shtruar në spital me simptoma dhe 23.783 janë në izolim në kushte shtëpie. /tvklan.al