Të investuara gjysmë miliard euro, 1 mije të punësuar

Në programin e kabinetit të ri qeveritar në Shkup ekziston, por për momentin nuk dihet kur propozim-ligji i ri për rregullimin e prodhimtarisë dhe të tregtisë me marihuanë për qëllime medicinale do të përgatitet dhe sërish do të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria e ka tërhequr për shkak të harmonizimit të mëtejshëm me raportin e përgatitur nga ekspertët e angazhuar nga BE-ja. Licencë kanë marrë 66 kompani për kultivimin e kanabisit për qëllime medicinale. Në biznes kanë investuar mbi gjysmë miliardë euro, ndërsa kjo industri punëson më shumë se 1000 persona.”

Versionin e mëparshëm, Qeveria e tërhoqi në shtator, pasi opozita për muaj me radhë e bllokoi planin për miratim me procedurë të përshpejtuar me flamur evropian. Kompanitë që filluan kultivimin e bimëve, pritjen e shfrytëzuan për të fituar përvojë në industrinë e re, në  të cilën një pjesë e tyre hynë pa asnjë njohuri.

“Biznesi nuk është aspak naiv, janë hedhur shumë para, më saktë janë dhënë shumë para për investime. Një pjesë e tyre duke mos e ditur si t’i kthejnë investimet. Sepse kjo nuk është ushqim, madje edhe ushqimi ka trajtim të tillë. Së pari duhet ta regjistrosh produktin, duhet të ketë deklaracion, duhet të ketë stabilizim, të dihet çfarë është, me çfarë përqendrimi, mënyra e konsumimit. Të gjitha këto faza në qoftë se përputhen mund të them se biznesi do t’i kthejë paratë. Në qoftë se nuk përputhen, nuk ka për çfarë të bisedohet.”

Ish/Kryeministri Zoran Zaev, i cili kishte shpresa të mëdha në këtë industri, priste që prodhimi i kanabisit për qëllime medicinale të sjellë të ardhura rreth 250 milionë euro në vit. Opozita në Kuvend nuk i mbështeti ndryshimet ligjore me të cilat kompanive të licencuara duhet t’u hapet rruga për eksport të lules së thatë, në vend të ekstraktit dhe produkteve tjera të përpunuara. Propozimet për ndryshime të Ligjit për marihuanë në shtator të vitit të kaluar u tërhoqën nga Kuvendi, ndërsa të tjera, me mundësi për kultivim individual, pritet të propozojë Qeveria e Kovaçevskit.

Klan Macedonia