Anti-informalitet, nën hetim edhe kreu i ALUIZNI Elbasan

Policia e Shtetit vijon aksionin në shkallë vendi kundër informalitetit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në fundjavë në disa qarqe të vendit, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 66 persona për veprat penale punësim i paligjshëm, tregtim i mallrave kontrabandë, shkelje e të drejtave të pronësisë industriale, ndërtim pa leje dhe prerje e paligjshme e pyjeve.

Konkretisht, 13 raste janë evidentuar dhe ndëshkuar në qarkun Dibër, 9 raste në qarkun Elbasan, 8 raste në qarkun Durrës, 7 raste në qarkun  Gjirokastër, 5 raste në qarkun Korçë,  5 raste në qarkun Tiranë, 5 raste në qarkun Lezhë, 4 raste në qarkun Shkodër, 3 raste në qarkun Kukës, 3 raste në qarkun Fier, 2 raste në qarkun Vlorë dhe 2 raste në qarkun Berat.

Mes të proceduarve është edhe drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndaj tij ka dyshime se ka lëshuar një leje legalizimi për një objekt që nuk është i pajisur me dokumentacionin përkatës.  /tvklan.al