Situata tragjike edhe në Spanjë me 655 viktima

712 të sëmurë me koronavirus ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit në Itali, një shifër ditore që vijon të jetë e lartë, por që tregon tashmë një trend të qëndrueshëm.

Numri i viktimave arrin kështu në mbi 8100. Por pasi 4 ditët e fundit shënuan rënie të qëndrueshme të numrit të infektimeve të reja, kjo shifër arriti në 4492 gjatë 24 orëve të fundit, 1 mijë më shumë se shifra e të mërkurës.

Në total, numri i të infektuarve arrin kështu në mbi 72 mijë. Ndërsa shifrës së të shëruarve u janë shtuar 1 mijë pacientë të tjerë duke e çuar në mbi 10 300 numrin e përgjithshëm të tyre.

Shefi i emergjencave civile Angelo Borrelli rezultoi negativ ndaj testeve të koronavirusit, por sërish nuk u shfaq në konferencën për shtyp pasi po kurohet prej gripit.

Statistikat tregojnë se në frika nga infektimi me koronavirus ka ulur në mënyrë drastike, me 75% numrin e akteve kriminale në Itali për marsin, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Norma e viktimave ditore në Spanjë është e njëjtën me Italinë. 655 viktima u shënuan 24 orët e fundit nga koronavirusi në këtë vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në mbi 4 mijë në total.

Numri i të infektuarve ka arritur në afro 56 200. Për t’i paraprirë përhapjes së epidemisë, autoritetet gjermane vendosën të kryejnë 500 mijë analiza në javë për koronavirusin, një shifër jashtëzakonisht e lartë.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i viktimave arriti për të parën herë në mbi 1 mijë dhe në afro 70 mijë të infektuar. I gjithë globi numëron aktualisht afro 22.300 të vdekur, mbi 495 mijë të infektuar prej fillimit të përhapjes, mes të cilëve 24 % janë shëruar.

Tv Klan