67 qytetarë të infektuar me Covid-19




67 qytetarë të infektuar me Covid-19

17:11 17/05/2022

67 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 618 testime që janë kryer.

Rastet pozitive janë 33 në Tiranë, 5 në Fier, 4 në Pogradec dhe nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Korçë, nga 2 qytetarë në Cërrik, Tepelenë e Sarandë dhe nga 1 qytetar në Shkodër, lezhë, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Përmet, Kolonjë, Skrapar dhe Elbasan.

Asnjë humbje jete nuk është shënuar. 229 qytetarë janë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,962 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Maj 2022)

Raste të reja ditore          67

Të shëruar në 24 orë       27

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 618

Testime totale               1,818,942

Raste pozitive                  275,688

Raste të shëruara             271,962

Raste Aktive                         229

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            138

Fier                  24

Korçë               14

Shkodër           12

Vlorë               10

Elbasan            8

Gjirokastër      8

Lezhë              5

Kukës              3

Berat                3

Durrës             2

Dibër                2













Të ngjashme