3062 persona janë infektuar në 24 orët e fundit në Greqi me koronavirusin Covid-19.

Prej tyre, 81 persona raportohet se janë infektuar në udhëtimet jashtë vendit.

Autoritetet shëndetësore greke kanë bërë me dije se numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 245.405, shumica prej të cilëve janë meshkuj ose 51.5%.

Ndërkohë, 67 pacientë kanë humbur jetën në 24 orë, duke e çuar në 7649 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë.

95.7% e tyre vuanin edhe nga probleme të tjera shëndetësore. 699 pacientë mbahen në intubim, shumica prej të cilëve janë burra, me moshë mesatare 68 vjeç. /tvklan.al