Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Viktima është identifikuar me iniciale H.H. Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 17:00 në vendin e quajtur “vija e ngjalës”.

Nga konstatimet paraprake, 67-vjeçari nuk ka shenja dhune. Dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al