4 viktima dhe 670 raste të reja me Covid



4 viktima dhe 670 raste të reja me Covid

16:24 20/01/2021

Mbetet e qëndrueshme situata në spitale

Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit nga 3331 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 670 qytetarë.

Afro gjysma e tyre janë në kryeqytet me 262 raste, e ndjekur më pas nga Elbasani me 29 raste, Durrësi me 27, Fieri me 25 dhe Lezha e Vlora me nga 23 raste.

Në vend janë 26 mijë raste aktive Covid. Katër pacientë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37-77 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

Që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 1291 persona. Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive dhe 5 pacientë janë të intubuar.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në afro 42 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan






Të ngjashme