21-vjeçari me koronavirus ndërron jetë në spital

7 qytetarë të infektuar me koronavirus ndërruan jetë në 24 orët e fundit. 2 prej tyre nga Durrësi, ndërsa të tjerët nga Tirana, Tropoja, Berati, Pogradeci dhe Elbasani. Mes tyre, autoritetet thane se ishte edhe një 21-vjeçar që vuante nga sëmundje të tjera.

Shifrat e infektimeve të reja vijojnë të jenë të larta. Në 24 orë rezultuan pozitiv me sars cov2 673 qytetare nga 3927 testime. Vatra më e nxehtë mbetet Tirana me 238 raste, e ndjekur nga Durrësi me 44, Vlora me 38 dhe Shkodra 28 raste.

“238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan”.

Numri i pacientëve të shtruar ne 4 spitalet Covid mbetet i qëndrueshëm, por nevoja për terapi intensive është rritur. 260 paciente po marrin aktualisht shërbimin, 29 në terapi intensive, 10 më shumë se 1 ditë më parë, nga të cilët 6 në intubim. Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 36,971 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan