87% e viktimave kanë qenë të pavaksinuar

MSH-ja ka publikuar analizën e personave të vaksinuar që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Si të vaksinuar llogariten personat që janë injektuar me dy doza ta vaksinave dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës.

Në periudhën nga 6 Gushti deri më 9 Shtator pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 26.053 qytetarë. Prej tyre 19% apo 5.175 kanë qenë tërësisht të vaksinuar kurse gjatë pesë javëve të kaluara 20.878 qytetarë apo 80% që kanë rezultuar pozitiv nuk kanë qenë të vaksinuar.

Nga pacientët e shtruar nëpër spitale 84% rezultojnë të pavaksinuar kurse vetëm 16% që kanë marrë doza të vaksinave. Analiza thotë se vdekshmëria tek të pavaksinuarit është shumë e madhe.

“Gjatë 5 javëve të kaluara kanë ndërruar jetë 678 persona me COVID-19. Prej tyre 591 apo 87% nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse vetëm 87 apo 12% kanë marrë doza të vaksinave. Sipas analizave viktimat kanë patur sëmundje të kombinuara kronike”.

Të infektuarit dhe viktimat, sipas analizës së MSH-së, janë vaksinuar me doza të vaksinave që janë në dispozicion të vendit, por edhe me vaksina “Moderna” dhe “Johnson and Johnson”, që disa pacientë i kanë marrë jashtë vendit.

Klan Macedonia